( 0800 200 20 - FREE OF CHARGE ) +383 38 248 008 / +383 44 252 051 info@advancing-together.org

Advancing Together shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit duke riafirmuar angazhimin për barazi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e njeriut. Kjo ditë na kujton se diskriminimi në të gjitha format e tij vazhdon të jetë një sfidë e madhe për shumë komunitete, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Përkundër përpjekjeve për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ende ekzistojnë barriera që pengojnë qasjen e barabartë në arsim, punësim, shërbime publike dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje. Diskriminimi ndikon drejtpërdrejt në jetën e individëve dhe komuniteteve, duke thelluar pabarazitë dhe duke penguar zhvillimin e drejtë shoqëror.

Në këtë ditë, u bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që të veprojnë për të çrrënjosur diskriminimin dhe për të ndërtuar një shoqëri ku të gjithë qytetarët trajtohen me dinjitet dhe barazi. Angazhimi i përbashkët për të fuqizuar komunitetet e margjinalizuara është çelësi për një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Advancing Together do të vazhdojë të punojë përmes advokimit, iniciativave dhe projekteve konkrete për të siguruar që çdo individ, pavarësisht prejardhjes apo identitetit të tij, të ketë të drejta të barabarta dhe mundësi të drejta në shoqëri. Le të përdorim këtë ditë si një moment reflektimi dhe veprimi për një të ardhme pa diskriminim! Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni: Advancing Together, Emaili: info@advancing- together.org, Telefoni: 038 248 008, www.advancing-together.org