SHPALLJE
DATA: [26/12/2024]
FTESË PËR OFERTË: Nr i TENDERIT ITB/2024/08
RIKONSTRUKCIONI I FUSHËS SPORTIVE NË FSHATIN GRANCAR – KLLOKOT.
DATA DHE KOHA E MBYLLJES: 20/01/2025 – ora 15:00 CET
INFORMACIONE BAZË
Advancing Together (AT) është themeluar me qëllim të krijimit të një mjedisi stabil në Kosovë për
integrimin e komuniteteve përmes përkrahjes avokuese dhe zhvillimore; promovimin e të drejtave të
njeriut dhe mbështetjen e të gjitha komuniteteve në proceset integruese lokale, rajonale dhe
Evropiane.
Advancing Together (AT) bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe promovon
vlerat e barazisë, përfshirjes, diversitetit, dialogut dhe solidaritetit. Ai promovon drejtësinë sociale
dhe përfshirjen dhe zhvillimin socio-ekonomik për të gjithë individët dhe grupet, pavarësisht
prejardhjes së tyre etnike, fetare, gjinore ose sociale. Për më shumë informacion mbi AT, mandatin
dhe funksionimin e tij, ju lutemi vizitoni faqen:https://advancing-together.org/.
1. KËRKESA:
AT fton ofruesit e kualifikuar të shërbimeve të bëjnë një ofertë të sigurtë për krijimin e Marrëveshjes
Kornizë për Rikonstruksionin e fushës sportive në fshatin Grnçar komuna Kllokot.
2.1. DOKUMENTET E TENDERIT
Anekset e mëposhtme janë pjesë përbërëse e kësaj ftese për ofertë:
Shtojca A: Termat e Referencës (TOR)
Shtojca B: Formulari i Ofertës Teknike
Shtojca C: Formulari i Ofertës Financiare
2.2 NJOFTIM
Do të ishim mirënjohës nëse na shkruani për të ndarë me ju anekset e mësipërme në
emailin e dhënë: scanaj@advancing-together.org:
E RËNDËSISHME:
Dështimi për të dërguar informacionin e kërkuar më sipër mund të rezultojë në skualifikimin e ofertës
suaj nga vlerësimi i mëtejshëm.
2.3 KËRKESAT PËR SQARIM
Ofertuesve u kërkohet të paraqesin çdo kërkesë për sqarim ose ndonjë pyetje në lidhje me
këtë ITB me e-mail tek Suzana Salaji, Koordinatore e Projektit në
ssalaji@advancing-together.org. Afati i fundit për pranimin e pyetjeve është ora 23:59 e
datës 17.01.2025. Ofertuesve u kërkohet të mbajnë të gjitha pyetjet koncize.