( 0800 200 20 - FREE OF CHARGE ) +383 38 248 008 / +383 44 252 051 info@advancing-together.org

OJQ “Advancing Together”, përmes një shkrese dërguar Komunës së Prizrenit dhe asaj të Fushë Kosovës, ka reaguar ndaj informatës së publikimit të përkatësisë etnike të personave të identifikuar me COVID-19 që vijnë nga Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Të dhënat personale që zbulojnë përkatësinë etnike të individëve janë të dhëna të mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe Ligjin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës dhe si e tillë, privatësia e çdo individi duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës.
Informimi i drejtë dhe i kujdesshëm në këto raste, duhet të jetë parimor dhe i bazuar në akte ligjore, duke mos lënë hapësirë për manipulime dhe krijimin e ndasive nder-etnike, ku roli i medias nuk duhet të kontribuojnë në ndasi të tilla mes qytetarëve të Kosovës.
OJQ “Advancing Together”, apelon tek institucionet qeveritare dhe mediat që një gjë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen, pasi që kjo mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndër-etnike në Kosovë. Për më tepër, një gjë e tillë mund të nxisë stigmatizim ndaj të prekurve, familjeve të tyre, si dhe cenojë dhe thellojë diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian sidomos ndaj atyre që jetojnë në kushte të rënduara sociale dhe në varfëri të skajshme, të papunë apo ata të cilët janë të varur nga ekonomia jo-formale dhe puna ditore.

Ju faleminderit për vëmendje.
“Advancing Together”