NEVOJË URGJENTE PËR MBËSHTETJE PAS FATKEQËSISË
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 4000 njerëz deri më tani.
Qeveria e Turqisë ka shpallur alarmin e nivelit të katërt, që do të thotë se kërkon ndihmë ndërkombëtare.
Qytetet që pësuan më shumë dëme janë Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Şanlıurfa dhe Adana. Këto qytete janë të banuara nga një numër i konsiderueshëm njerëzish vulnerabël dhe të varfër, përfshirë romët. Shtëpitë e tyre të ndërtuara keq, kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë shembur.
Shiu, bora dhe i ftohti i sjellë nga kushtet sezonale e bëjnë situatën edhe më të vështirë.
Partneri ynë në Turqi i quajtur Shoqata Zero Diskriminim po kërkon ndihmën tonë. Rrjeti ynë ERGO hapi një mundësi per grumbullimi parash për të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni.
Ky eshte linku: https://chuffed.org/project/wz5boxjv6lmp
Paratë nevojiten për:
(i) Ushqim dhe ujë;
(ii) Tenda;
(iii) Stufat në tendë;
(iv) Batanije;
(v) Rrobat e dimrit.
Çdo cent vlen. Dhuroni dhe shpërndajeni!!!