( 0800 200 20 - FREE OF CHARGE ) +383 38 248 008 / +383 44 252 051 info@advancing-together.org
Gjatë ditës së sotshme, pjesëmarrësit në vizitën studimore në Poloni, “Dikh he na bister”, vizituan Kampin Aushwitz.
Gjatë kësaj vizite, të rinjtë nga Kosova po edhe nga vendet e tjera të botës patën mundësi të shohin nga afër kampet e perqëndrimit në të cilat u malltretuan burra, gra dhe fëmijë nga nazistët gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Advancing Together (AT) për vite me radhë është angazhuar që të dërgoj pjesëmarrës nga Kosova në këtë vizitë studimore.
Kjo vizitë ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen për Holokausin Rom dhe të avokohet për njohjen zyrtare të 2 Gushtit si dita përkujtimore e Holokaustit Rom.
Kjo vizitë do të zgjasë deri më 4 gusht.