( 0800 200 20 - FREE OF CHARGE ) +381 38 248 008 / +383 44 252 051 info@advancing-together.org

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja

Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë / Agencija za Razvoj Poloprivrede/Agriculture Development Agency

THIRRJA PËR APLIKIM PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore, krijimin e vendeve të punës dhe zvogëlimin e bilancit negativ tregtar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, shpallë thirrje për aplikim për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për këto masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020/21.

MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:
a. Sektori 101 – Pemë drufrutore
b. Sektori 101.1.1 – Pemë arrore
c. Sektori 101.2 – Serra

MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore;
a. Sektori 103.1- Përpunimi i qumështit
b. Sektori 103.2- Përpunimi i mishit
c. Sektori 103.3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
d. Sektori 103.4- Prodhimi i verës

MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
a. Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
b. Nën-masa 302.3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
c. Nën-masa 302.4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
d. Nën-masa 302.7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.

MASA: Ujitja e tokave bujqësore.

Buxheti i planifikuar për zbatimin e këtyre masave është 16,700,000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind mijë euro).

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i gjeni në uebfaqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net, për të aplikuar online kliko këtu: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net . Po ashtu mund të informoheni edhe në Zyret Rajonale të AZHB-së.

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 20.07.2020 – 20.08.2020 ora 16:00

Aplikimi bëhet përmes web-modulit online në web-faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: ,,Aplikimet online për PZHR ‘’ për të aplikuar online kliko këtu: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net, që dërgon në modulin e aplikimit online.

Në web – modul regjistrohet projekti si dhe ngarkohen dokumentet e nevojshme për aplikim. Thirrja për aplikim për masa tjera të programit të Zhvillimit Rural 2020/21 do të bëhet gjatë muajve të ardhshëm për të cilën do të njoftoheni me kohë.

Kontaktet dhe vendet informuese lidhur me aplikimin

Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 13:00 – 15:00 tel 038/211-967 ose 038/212-647

Zyret Regjionale të AZHB-së :

Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00

1 Prishtinë Zona Industriale Fushë Kosovë, përballë ,,Maxi-Marketit”, 038/601 – 169

2 Mitrovicë ,,Mbretëresha Teutë” pa nr. 028/522 – 501

3 Pejë Instituti Bujqësor ,,Fidanishtja” 039/431 – 276

4 Gjakovë ,,Marin Barleti” nr. 2, kati III. 0390/320 – 992

5 Prizren ,,Avni Rrustemi” 159 029/244 – 793

6 Ferizaj ,,Dëshmorët e Kombit” pa nr. 0290/324 – 661

7 Gjilan Rr: ,,Bulevardi i Pavarësisë” (Rr. e Ferizajt Soliteri, kati I) 0280/326 – 106

_______________________________________________________________________________________________________


POZIV ZA APLIKACIJU ZA FARMERE I PLJOPRIVREDNA GAZDINSTVA REPUBLIKE KOSOVA

U cilju podržavanja konkurentne sposobnosti poljoprivredno-ruralnog sektora, povećanja proizvodnje i produktivnosti, poboljšanja bezbednosti hrane, korišćenja moderne tehnologije, diversifikacije aktivnosti na farmama i ruralnim preduzećima, zaštite životne sredine i prirodnih resursa, stvaranja radnih mesta i smanjivanja negativnog trgovinskog bilansa.

Ministarstvo poljoprivrede, šumarstva i ruralnog razvoja – Agencija za razvoj poljoprivrede, objavljuje poziv za podnošenje aplikacija farmera, poljoprivrednih prerađivača i ruralnih preduzeća za sledeće mere Programa ruralnog razvoja 2020/21.

MERA 101:  Investicije u fizička sredstva u poljoprivrednim gazdinstvima
a. Sektor 101. – Bobičasto voće
b. Sektor 101.1.1 – Orašasto voće
c. Sektor   101.2 – Plastenici

MERA 103: Investicije u fizička sredstva u prerađivanju i trgovini poljoprivrednih proizvoda;
a. Sektori 103.1- Prerada mleka
b. Sektori 103.2- Prerada mesa
c. Sektori 103.3- Prerada voća i povrća
d. Sektori 103.4- Proizvodnja vina

MERA 302: Diversifikacija farmi i razvoj poslovanja
a. Pod-mera 302.1 – Pčelarstvo, proizvodnja i promovisanje meda
b. Pod-mera 302.3 – Prerada proizvoda u farmi
c. Pod-mera 302.4 – razvoj zanatskih delatnosti
d. Pod-mera 302.7 – Uzgoj živine za jaja i meso.

MERA: Navodnjavanje poljoprivrednih zemljišta.

Planirani budžet za sprovođenje ovih mera je 16,700,000 (šesnaest miliona i sedam stotina hiljada evra).

Za sve procedure apliciranja i neophodne dokumentacije, Agencija za razvoj poljoprivrede je pripremila uputstvo za podnosioce aplikacija kojeg ćete naći na veb stranici www.azhb-ks.net i www.mbpzhr-ks.net, za onlajn aplikacije kliknite ovde https:azhb-aplikimet.rks-gov.net. Takođe se možete informisati i u Regionalnim kancelarijama ARP-a.

Poziv za podnošenje aplikacija je  otvoren od 20.07.2020 – 20.08.2020. godine u 16:00 časova

Apliciranje se vrši putem online veb-modula na web-stranici ARP-a  www.azhb-ks.net u kojoj se nalazi link: ,,Online apliciranje za PRR“ za onlajn aplikacije kliknite ovde https:azhb-aplikimet.rks-gov.net, koji vodi do modula online apliciranja.

Na web – modulu se registruje projekat kao i prilaže neophodna dokumentacija za apliciranje.

Poziv za pliciranje za ostale mere Programa ruralnog razvoja 2020/21 će se vršiti tokom narednih meseca, o čemu ćete biti informisani blagovremeno.